Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Myrto Uzuni i bën të gjithë për vete në Amerikë, sulmuesi i Kombëtares merr çmimin e madh në turneun e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni i bën të gjithë për vete në Amerikë,
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është shpërblyer nga Leagues Cup, pas paraqitjeve spektakolare në fushë me golat e shënuar. Sulmuesi të Shqipërisë iu dorëzua çmimi i golashënuesit më të mirë në këtë turne, ndërsa vetë faqja zyrtare e Leagues Cup e ka përshkruar si një “goleador”, në një postim dedikuar beratasit.

Uzuni shënoi 4 gola dhe dhuroi një asist, duke mposhtur kështu konkurrencën e rivalëve, e për meritë, ia doli të marrë edhe këtë çmim të madh që simbolizon edhe punën e palodhur të sulmuesit.

Sa i takon Austin, skuadra e shqiptarit u mposht të dielën e kaluar me rezultatin 1-4, ndeshje e vlefshme për kampionatin amerikan, aty ku Uzuni u aktivizua për 60 minuta në fushë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu