Thomas Strakosha
Thomas Strakosha është shpallur “Portieri i Vitit” në Superligën greke. Gardiani kuqezi e mori këtë çmim të madh duke u vlerësuar për performancën në fushë me AEK-un e Athinës, ndërsa mori dhe votat maksimale nga juria votuese.
Strakosha ishte pjesë e grupit që u shpall kampion i Greqisë edicionin e kaluar, ndërsa kreu përsosmërisht detyrat në katërkëndëshin e portës, duke ofruar stabilitet për gjigantin e Superligës greke, aktualisht kampionët në fuqi.
Sa i përket Kombëtares, mediat greke kanë konfirmuar mungesën e tij për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Finlandën dhe Bjellorusinë, të cilat do të luhen më 12 nëntor në “Air Albania”, ora 20:45 dhe tre ditë më vonë në transfertë, ora 18:00.
View this post on Instagram






