Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i Kombëtares bën gjestin e madh për familjen në nevojë

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i
Mario Mitaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj gjithmonë përpiqet të tregojë versionin më të mirë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe humanizmin jashtë këtyre “kornizave” profesionale.

Së fundmi, 23-vjeçari ka kontribuar me 5000 dollarë në adresim të familjes Prelocaj, banuese në Vermosh të Malësisë së Madhe. Këta të fundit po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, si dhe me probleme shëndetësore.

Jo shumë kohë më parë, familja në fjalë humbi djalin e vetëm për shkak të një sëmundjes së rëndë.

Sapo Mitaj është njohur me problemin në fjalë, nuk ka ngurruar, duke ofruar menjëherë shumën prej 5000 dollarë përmes platformës “GoFundMe”, me qëllim për të ndihmuar sadopak nënën e kësaj familjeje dhe tre motrat e të ndjerit.

Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i
Shuma e dërguar nga Mario Mitaj

 

Lexo gjithashtu