Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mario Mitaj i “etur” te Genoa, Anis Mehmeti pret shansin t’ia bëjë “BUM” kundër Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Mitaj i “etur” te Genoa, Anis Mehmeti pret shansin t’ia
Mario Mitaj dhe Anis Mehmeti

Genoa e drejtuar nga Daniele De Rossi e ka nisur me “këmbën e gabuar” sezonin e ri në Serie A, ndërsa ende nuk ka marrë asnjë pikë pas 2 javësh.

Sonte prej orës 20:45, Genoa do përballet me Como në shtëpi, ndeshje shumë e vështirë në “letër”, java e 3-të. Po ashtu, do të jetë shansi që Mario Mitaj të bëjë debutimin në Serie A.

Në kampionatin italian, mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka marrë asnjë minutë. Në Premier League, Ipwsich Town, aty ku bën pjesë edhe mesfushori i Kombëtares, Anis Mehmeti, duelon ndaj Liverpool, sonte, ora 21:00, java e 3-të.

Duke marrë parasysh afrimet e reja te Ipswich, do të jetë e vështirë që Mehmeti të merret në konsideratë, por gjithçka mund të ndodh.   

Mario Mitaj i “etur” te Genoa, Anis Mehmeti pret shansin t’ia
ndeshjet

 

Poll

Lexo gjithashtu