Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Legjionarët në aksion/ Burnley i Brojës kërkon fitoren e parë të sezonit, zbresin në fushë edhe Bajrami, Ismajli si dhe dy shqiptarët e Rayos (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Legjionarët në aksion/ Burnley i Brojës kërkon fitoren e
Armando Broja

Kjo e shtunë pritet të jetë edhe “aksioni” i futbollistëve të Kombëtares. Legjionarët kuqezi do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet që skuadrat e tyre luajnë në kampionatet respektive.

Fillimisht do të jetë Torino e mbrojtësit Ardian Ismajli që luan në transfertën e Fiorentinës, ndeshje që nisë prej orës 15:00.

Një orë më vonë do të jetë radha e Armando Brojës me Burnleyn. Ekipi i sulmuesit shqiptar pret Bristol Cityn, në takimin që do të nisë në 16:00.

Sa i takon dueleve të tjera, Al Taawon ku luan Nedim Bajrami sfidon Al Fateh (17:55), ndërsa në Spanjë Rayo e dy shqiptarëve, Marash Kumbulla dhe Ivan Balliu pret në shtëpi Racing Santander (18:30).

NDESHJET

SERIE A: Fiorentina – Torino (Ardian Ismajli), 15:00.

CHAMPIONSHIP: Burnley – Bristol City (Armando Broja), 16:00.

LIGA SAUDITE: Al Taawon – Al Fateh (Nedim Bajrami), 17:55.

LALIGA: Rayo Vallecano – Racing Santander (Marash Kumbulla, Ivan Balliu), 18:30.

Poll

Lexo gjithashtu