Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lazio mbetet një opsion, Armando Brojës i del emri dhe tek gjigantët e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio mbetet një opsion, Armando Brojës i del emri dhe tek
Armando Broja

Armando Broja po numëron ditët e tij të fundit te Burnley, pasi e ardhmja e sulmuesit është praktikisht e “firmosur” larg kësaj skuadre.

Në drejtim të shkodranit ka patur interesime konkrete, ku u përfol fillimisht për Lazion në Serie A. Mirëpo, lacialët mund të mos jenë të vetmit që kanë bërë vlerësimet e para për të afruar 24-vjeçarin.

Sipas Roshane Thomas, korrespondent për “The Athletic”, West Ham ka hapur diskutimet me Burnleyn për t’u njohur me detajet e këtij operacionit. Një ide që është vlerësuar nga drejtuesit e këtij klubi është edhe përfshirja e Oliver Scarles, i ofruar për të lehtësuar këtë lëvizje.

Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i ri i Armando Brojës, që kërkon të bëjë kthesën e madhe pasi i humbi "gjurmët" me këtë transferim që ka rezultuar deri më sot, jashtë pritshmërive.

Duhet thënë se West Ham do të marrë pjesë në ligën e dytë të Anglisë për nga rëndësia, pasi ra një kategori më poshtë në sezonin e fundit në Premier League. 

Poll

Lexo gjithashtu