Ernest Muçi
Vetëm pak orë më parë, Trabzonspor njoftoi shkarkimin e trajnerit Fatih Tekke. Ky vendim drastik erdhi pas humbjes me shifrat 2-1 dje përballë Amedspor në kampionat.
Ndërsa pas këtij largimi të papritur nga klubi turk, ka reaguar edhe sulmuesi shqiptar që mban veshur fanellën e tyre, Ernest Muçi. Ky i fundit ka publikuar një foto krah Tekke.
Ndërsa krah fotos, Muçi shkruan: “Faleminderit dhe gjithë të mirat”. Kujtojmë se Tekke e mori drejtimin e Trabzonspor në mars të 2025-ës, ku qëndroi në stol për 62 ndeshje.
"InstaStory" i Ernest Muçit
Poll






