Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

La Evropën për Arabinë Saudite, nuk kanë fund problemet për Nedim Bajramin (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
La Evropën për Arabinë Saudite, nuk kanë fund problemet
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami nuk do të mund të luajë në “AFC Champions League Two”, pasi Al-Taawoun nuk ka arritur ta federojë mesfushorin shqiptar për këtë kompeticion.

Sipas mediave saudite, kërkesa e klubit është refuzuar nga Komiteti i Qëndrueshmërisë Financiare për shkak të kritereve dhe kushteve të rrepta që duhet të plotësojnë disa klube për regjistrimin e lojtarëve.

Si pasojë, Bajrami humbet mundësinë për të qenë pjesë e aventurës aziatike të Al-Taawoun. Mesfushori iu bashkua skuadrës këtë verë në formë huazimi nga Rangers, ndërsa raportimet tregojnë se klubi saudit ka paguar rreth 200 mijë euro për transferimin e tij të përkohshëm.

27-vjeçari zgjodhi largimin nga Rangers për të gjetur më shumë hapësira, por në ndeshjen e fundit ndaj Al Nassr nuk u përfshi në listën e ekipit, ndërsa tani vjen edhe pengesa e parë në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Poll

Lexo gjithashtu