Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kristjan Asllani merr “goditje të rëndë”, rivali i Cristiano Ronaldos i “mbyll derën” mesfushorit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani merr “goditje të rëndë”, rivali i
Cristiano Ronaldo dhe Kristjan Asllani

Skuadra e Interit po kërkon më shumë opsione në fazën ofensive, sikurse “rrugë” të ndryshme për të “hequr qafe” Kristjan Asllanin. Është e qartë se klubi zikaltër nuk e ka më në plane mesfushorin e Shqipërisë dhe kërkojnë ta shesin me patjetër.

Edhe pse Interi tentoi për të “joshur” Al-Ittihad, me synimin për të marrë në “gjirin” e saj Moussa Diaby, duket se “plani” ka dështuar.

Qasja ishte e tillë, disa miliona euro + Asllani, në këmbim të Diaby. Al-Ittihad po reziston fortë për të mbajtur sulmuesin anësor, ndërsa paga e lartë do të jetë një tjetër pengesë kundrejt kampionëve të Serie A.

Në kushte ku ekipi nga Arabia Saudite nuk e pranoi afrimin e Asllanit, mesfushori i Shqipërisë do duhet ende të “dergjet” për të gjetur skuadër të re, ndërsa edicioni 2026-2027 po afron.             

 

Lexo gjithashtu