Sulmuesi i Shqipërisë U19, Enis Rexhepi është shumë pranë kalimit te përfaqësuesja e Kosovës.l Ky është raportim bombastik që vjen prej “AlbanianScout”.
Edhe pse luan me Kombëtaren tonë të moshave, në bazë të raportimit të mësipërm, Kosova nuk ka hezitur, jo vetëm që ta kontakoj sulmuesin, por edhe ta bind për të veshur fanelën e “Dardanëve”.
Rexhepi e ka origjinë nga Lugina e Preshevës, pra ka të drejtë të zgjedh Kosovën. 18-vjeçari e ka nisur këtë sezon të ri me Stuttgart U19 në mënyrë perfekte, 12 gola në 7 ndeshje, duke bërë “zhurmë” në mediat gjermane e më gjerë.
???? EKSLUZIVE: Enis Redzepi në bisedime me FFK per të zgjedhur Kosoven
— AlbanianScout (@albanianscout) September 9, 2026
Marrëveshja nuk është arritur por duket gjithçka shumë afer
18 vjeçari ka prejardhje nga Lugina e Presheves dhe para dy vitesh ishte ftuar nga Shqipëria U-17 ndersa tani është pjesë e Shqipëris U-19 pic.twitter.com/sSiR9M6AtM






