Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kërkojnë befasinë në “ferrin” e Stambollit, Ylber Ramadanit “nuk i trembet syri”

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë befasinë në “ferrin” e Stambollit,
Ylber Ramadani

Ndërsa na ndajnë vetëm 4 ditë nga nisja e sezonit të ri në Superligën turke, Galatasaray do kërkoj ta mbroj titullin kampion, duke nisur kundër Corum.

Sfida është planifikuar të mbahet në stadiumin “Rams Park” të Stambollit, teksa cilësohet si “ferr” për ekipet mike, marrë në konsideratë atmosferën e “zjarrtë”, ndërsa decibeli kap “majat”.

Në prag të përballjes, nga kampi i Corum, ka folur mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Për mesfushorin 30-vjeçar, kjo është eksperiencë e re profesionale, pasi la Leçe-n gjatë merkatos verore.

Ramadani është shprehur i qetë, sikurse i bindur se ekipi i tij do marrë rezultat pozitiv në këtë përballje mjaft të vështirë në “letër”:

“Galatasaray është ekip i përbërë nga lojtarë të mirë, por edhe ne kemi lojtarë cilësor. Mendoj se do të largohemi të lumtur nga stadiumi ‘Rams Park’ i Stambollit”.  

 

Poll

Lexo gjithashtu