Amir Abrashi, Bujar Pllana dhe ekipi i Kombëtares
Mbrojtësi i Kombëtares, Bujar Pllana, vendosi t’i jepte fund “rrugëtimit” profesional te Lechia Gdansk në Poloni dhe është bashkuar me Grasshoppers në Superligën e Zvicrës.
Në postimin e mirëseardhjes dhe prezantimit me ambientet e klubit e lojtarët, ka rënë në sy takimi i “ngrohtë” me kapitenin Amir Abrashi. Postimin e ka pëlqyer edhe sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni.
Abrashi në pozitën e mesfushorit, ka luajtur me Kombëtaren nga 2013 deri në 2024, e përkthyer me 51 ndeshje dhe 1 gol. Përsa i takon Bujar Pllanës, ai konsiderohet e ardhmja e prapavijës te Shqipëria.
Abrashi me Pllanën dhe "like" i Myrto Uzunit në postim
Poll






