Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I “harruar” te Kombëtarja, sulmuesi shqiptar i “jep duart” Superligës, marrëveshje me klubin belg

Shkruar nga NEWSPORT
I “harruar” te Kombëtarja, sulmuesi shqiptar i “jep
Arbnor Muja dhe Ernest Muçi

Largimi i sulmuesit shqiptar, Arbnor Muja nga Samsunspor është çështje kohe. Edhe pse 27-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Superliga turke deri në verën e vitit 2027, duket se palët nuk kanë gjetur akord për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në kushte të tilla, Samsunspor i ka gjetur “strehën” e përhershme Mujës, Sint-Truidense VV në Belgjikë, aty ku ka qenë i huazuar së fundmi.

Më tej, thuhet se klubet respektive kanë arritur marrëveshjen për lëvizjen, por nuk jepen detajet financiare apo sa do jetë kontrata.

Ndonëse Muja ka zhvilluar paraqitje të mira te Sint-Truidense VV (i huazuar), ai nuk është ftuar te Kombëtarja, ku prezenca e fundit në fushë daton nëntorin e vitit 2023.       

Poll

Lexo gjithashtu