Nga një përditësim i bërë nga gjiganti botëror “Transfermarkt” që përditëson vlerat e futbollistëve në treg, surprizë konsiderohen çmimet fikse të yjeve të Shqipërisë.
Anis Mehmeti ka pësuar një rënie të vlerës së kartonit të tij në merkato. Ndryshe nga sa vlente, 15 milionë euro, tashmë mesfushori i Ipswich Town kushton 13 milionë, me një zbritje prej 2 milionë euro. Po ashtu, edhe panorama e vlerës paraqitet po e njëjta për Armando Brojën, sulmuesin e Burnleyt. Shkodrani vlen tashmë 3 milionë euro nga 5 sa vlente më parë.
Sa i takon vendin të dytë të vlefshmërisë së lojtarëve, Anis Mehmeti pasohet nga Kristjan Asllani, 12 milionë euro, ndërsa Ernest Muçi mbyll top 3-shen me 11 milionë euro. Rritje të kartonit kanë pësuar Mirlind Daku dhe Cristian Shpendi. Dy sulmuesit e Kombëtares vlejnë 10 milionë dhe respektivisht 5 milionë euro.






