Trabzonspor pritet të vijë me një sulm krejtësisht të transformuar sezonin e ardhshëm në Superligën turke. Afrimi me parametra zero i Mohamed Salah është dëshmi se klubi turk e ka shprehur tashmë ambicien për t’u rikthyer fuqishëm konkurrues dhe për të fituar titullin në Turqi.
Krahas egjiptianit që do të hedhë firmën mbi kontratë ditën e sotme, përpara zyrtarizimit, në klubin nga Trabzoni presin shumë edhe nga Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar i blerë nga Besiktas për shumën e 8.5 milionë euro.
Së fundmi, vetë djaloshi nga pogradeci ka zgjedhur ta presë Salah me një “dhuratë” dhe bëhet fjalë për numrin në fanelë. Dimë që Muçi mban numrin 10 mbi shpinë dhe me kërkesë të Salah, shqiptari ka rënë dakord t’ia plotësojë këtë dëshirë shokut të ri të skuadrës.
Mohamed Salah, Trabzonspor'da 10 numaralı formayı giymek istedi.
— File Spor (@filespor) August 5, 2026
10 numaranın sahibi Ernest Muci ise forma numarasını Salah'a vermeyi kabul etti. (Yakup Çınar) pic.twitter.com/5r5B42qFCA






