Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Po kthehet në “ogur” për ekipin, Trabzonspor i “vesh” muskujt Ernest Muçit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Po kthehet në “ogur” për ekipin, Trabzonspor i
Ernest Muci

Trabzonspori mposhti ditën e djeshme Samsunsporin në transfertë, rezultati i pastër 0-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superligës turke.

Golin e parë e shënoi Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares u shërbye mjaft mirë nga Eskihellac në minutën e 28-të dhe me një prekje të lehtë të topit, arriti ta dërgojë atë në fundin e rrjetës për shifrat 1-0.

Sigurisht, një paraqitje niveli nuk mund të mos përmendej edhe në rrjetet sociale, ku klubi nga Trabzoni e shpreh vlerësimin ndaj sulmuesit shqiptar përmes postimit të fundit në Instagram.

Aty shfaqen disa segmente fotosh gjatë festës së Muçit me shokë, ndërsa si përshkrim, klubi i “vesh” muskujt lojtari, duke lënë të nënkuptohet për forcën e tij në repartin ofensiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu