Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Me të bijën në krah, Mirlind Daku reagon pas golit të parë me Spartakun e Moskës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Me të bijën në krah, Mirlind Daku reagon pas golit të
Mirlind Daku

Mirlind Daku gjeti golin e parë me ekipin e ri të ri, Spartakun e Moskës, në ndeshjen që këta të fundit barazuan 1-1 me Orenburg, sfidë për llogari të javës së gjashtë në Premier League-n ruse.

Sulmuesi shqiptar shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76-të, duke sjellë një pikë të çmuar për të tijët. Vetë Daku ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, teksa ndan dhe tri foto, njërën prej tyre me të bijën në krah dhe shkruan: I lumtur që shënova golin tim të parë.

Kujtojmë se Daku u transferua këtë verë te Spartaku i Moskës nga Rubin Kazan për shumën e 11 milionë euro. Sa i takon sezonit të ri, përfshi këtu dhe golat e shënuar me Rubin Kazan, Daku numëron gjithsej 3 të tillë dhe një asist.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu