Rey Manaj
Rey Manaj e çoi në 8-të kuotën e golave këtë sezon në Ligën e Parë turke. Dy golat e fundit, sulmuesi i Kombëtares i shënoi në fitoren 4-1 të Sivasspor përballë Pendikspor, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit.
Pikërisht, për këtë performancë të jashtëzakonshme në fushë, lushnjari është shpërblyer dhe me një vend në formacionin më të mirë të javës, ku në repartin ofensiv bëjnë pjesë edhe Ezeh nga Keciorengucu dhe Iheanacho nga Bursaspor.
Sipas “Sofascore”, nota për Manajn kap 9.8, më e mira në rreshtimin 3-4-3. Pjesë e formacionit është edh Valon Ethemi, ish-lojtari i Kukësit që është vlerësuar me notën 9.5, e dyta më e mira.
Formacioni më i mirë i javës, në sulm prezent Rey Manaj






