Logoja e FSHF-së dhe Armando Broja
Federata Shqiptare e Futbollit e ka uruar sulmuesin Armando Broja, me rastin e ditëlindjes, ndërsa reagimi i lojtarit nuk ka vonuar. Përmes “story”-t në Instagram, 25-vjeçari, replikon me emojin e “lutjes” dhe “zemrat” me ngjyrat kuq e zi.
Broja prej vitit 2025, bën pjesë te ekipi i Burnley në Championship të Anglisë dhe ende nuk e ka fituar pozitën e titullarit, periudhë jo fort e mirë.
Ndërsa te Kombëtarja shqiptare, sulmuesi është ftuar rregullisht, e ku grumbullon 6 gola dhe 4 asiste në 37 prezenca. Ai e ka bërë debutimin te përfaqësuesja në 7 shtator të vitit 2020, Liga e Kombeve ndaj Lituanisë, periudhë kur trajner ishte Edy Reja.
"Story" i Armando Brojës
Poll






