Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi si kurrë më parë, sulmuesi i Kombëtares jep deklaratën e FORTË dhe zbulon “planet” për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi si kurrë më parë, sulmuesi i Kombëtares
©gunaydintrabzon Ernest Muçi

Prej datës 6 shtator të vitit 2025, Ernest Muçi iu bashkua Trabzonsporit në Superligën turke, i ardhur me “formulën” e huazimit prej rivalit të Besiktas.

Ndërsa në merkaton e kësaj vere, skudara nga qyteti i Trabzonit bleu përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar. Në një “story” të radhës, lojtari i Kombëtares si kurrë më parë, ka bërë të qartë dashurinë e tij për skuadrën e Trabzonsporit është e madhe, ndërsa premton sakrificë dhe punë të palodhur në shërbim të ekipit.

“Një vit që iu bashkova këtij klubit të mrekullueshëm. Do të vazhdoj të flas në fushë me shumë punë të palodhur për të ndihumuar ekipin tim”, mesazhi i Muçit.

Me këtë deklaratë, 25-vjeçari bën të qartë se do jap gjithçka për ekipin në fjalë dhe nuk ka ndërmend të largohet. Te Trabzonspor, Muçi numëron 16 gola dhe 11 asiste në 41 paraqitje.  

Ernest Muçi si kurrë më parë, sulmuesi i Kombëtares
"Story" i Ernest Muçit

 

Poll

Lexo gjithashtu