Kombëtarja shqiptare do të luajë në fund të muajit shtator dy ndeshje të vlefshme për Nations League, përballë Bjellorusisë dhe San Marinos. Teksa trajneri Rolando Maran po “projekton” edhe listën e lojtarëve që do të ftojë.
Një nga lojtarët që krijoi dyshime për prezencën e tij në këtë listë është edhe Myrto Uzuni. 31-vjeçari mungoi në dy sfida të Austin FC në kampionat, për shkak dëmtimi. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Newsport.al” ka zbuluar se gjendja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare është stabile dhe brenda katër ditësh do të rikthehet në stërvitje me ekipin amerikan. Faza e rikuperimit po ecën me ritme të shpejta dhe dëmtimi po lihet pas.
Një lajm mjaft i mirë ky edhe për trajnerin e Shqipërisë, pasi Uzuni është një nga pikat kyçe të Kombëtares në repartin ofensiv. Gjatë Kupës në SHBA, beratasi bëri mjaft mirë, duke shënuar 4 e gola e asistuar në një tjetër, në 3 ndeshje, duke fituar "Këpucën e Artë".






