Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E RËNDË/ Shiste kokainë në Francë, ish-mbrojtësi i Shqipërisë përfundon në pranga! Zbulohet arsyeja e këtij veprimi drastik

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË/ Shiste kokainë në Francë, ish-mbrojtësi i
Fanela e Shqipërisë në vitin 2002, periudhë kur debutoi edhe Olgert Muka me Kombëtaren

Ngjarje e rëndë ka tronditur opionin sportiv në Shqipëri. Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe Partizanit, Olgert Muka është arrestuar në Francë, Dijon. 46-vjeçari lushnjar u kap duke shitur lëndë narkotike, saktësisht kokainë.

Në dëshminë e dhënë, Muka është shprehur se vështirësitë ekonomike e detyruan të ndërmerrte hapa të tillë. Mbetet e paqartë “shkalla” e dënimit, aty gjykata do thotë fjalën e saj.

Përsa i takon aspektit profesional, Olgert Muka e ka nisur “rrugëtimin” te akademia e Lushnjës, për të vijuar me Teutën, Dinamon, Bylisin, Flamurtari, Partizanin, Besën dhe e mbylli te Memaliaj.

Dy trofetë e vetëm që fitoi, ishin Kupa e Shqipërisë me Dinamon dhe Superkupa në radhët e Partizanit. Me Kombëtaren, protagonisti në fjalë zhvilloi vetëm 2 prezenca, periudhë kur Shqipëria kishte trajner Sulejman Demollarin.  

Poll

Lexo gjithashtu