Berat Gjimshiti do të jetë futbollisti i ri i Al Diriyah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që shkruan se klubi saudit ka paguar shifrën e 3 milionë eurove në arkat e Atalantës.
Për mbrojtësin e Shqipërisë është gati një kontratë 2-vjeçare. Në këtë mënyrë, qëndrimit të Gjimshitit në Itali, ku fitoi edhe trofeun e Europa League-s si kapten i skuadrës, i vjen fundi, për të nisur një të re në Ligën saudite.
Në këtë kampionat, ai do të gjejë dhe shokun e skuadrës te Kombëtares, Nedim Bajrami që u prezantua të hënën si lojtari i ri i Al-Taawoun.
Kujtojmë se si kapiten i "Bergamaskëve", Gjimshiti ia doli të fitojë trofeun e Europa League, duke mposhtur në finale 3-0 Leverkusenin, më 22 maj të vitit 2024.
???????????? EXCL: Al Diriyah FC reach verbal agreement to sign Berat Djimsiti from Atalanta.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2026
Fee worth €3m, contract until June 2028 for the centre back as Saudi sources confirm. ???????? pic.twitter.com/VSvEbu3lTB






