Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E kishte “harruar” Mario Mitajn, trajneri De Rossi jep deklaratën e papritur për mbrojtësin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E kishte “harruar” Mario Mitajn, trajneri De Rossi jep
Mario Mitaj dhe Daniele De Rossi

Genoa (e renditur në vendin e 19-të në kampionat) do të kërkojë me patjetër fitoren në shtëpi përballë Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A italiane.

Në prag të kësaj përballjeje që do të zhvillohet ditën e sotme, ka folur para mediave trajneri Daniele De Rossi.

Mes të tjerash, legjenda e futbollit italian, tashmë trajner te Genoa, ka prekur edhe temën e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, duke befasuar jo pak.

"Edhe Mitaj, për shembull, është shumë më i fortë sesa ç’kemi parë deri më tani", ishin fjalët e De Rossit.

Me këtë reagim për 23-vjeçarin shqiptar, duket se Mitaj po fiton besimin e trajnerit dhe me shumë gjasa, debutimi i tij në Serie A mund të jetë shumë pranë.

Deri më tani, pas 5 javësh të zhvilluara në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare nuk ka marrë asnjë minutë në kampionat, ndërsa ka luajtur vetëm në 2 ndeshje të Kupës së Italisë.

Lexo gjithashtu