Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ “Plas bomba” nga Kroacia, përgatitet largimi i Arbër Hoxhës disa ditë para mbylljes së merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Plas bomba” nga Kroacia, përgatitet largimi i
Arbër Hoxha

Edhe pse ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në verën e vitit 2029, sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha mund të largohet në ditët e fundit të merkatos verore. Sot mbyllet tregu i lojtarëve në pjesën më të madhe të Europës dhe 27-vjeçari mund të bëhet me ekip të ri, kurse Kroacia e ka afatin e fundit më datën 7 shtator.

Ky është raportimi që vjen nga “The Croate”. Zhvendosja në këtë pikë, do të ishte “thikë me dy presa” për shqiptarin, jo një largim i dëshiruar, por vendim i klubit, pas mbingarkesës në fazën ofensive me transferimet e reja.

Gjithsesi, nuk jepet siguri nëse Arbër Hoxha do largohet apo jo prej Dinamo Zagreb, pasi mbetet si mundësi, e cila do ndikojë nga klubet e interesuara dhe kushtet financiare.     

Poll

Lexo gjithashtu