Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Ka vetëm 5 ndeshje me Kombëtaren, sulmuesit i vjen shansi i karrierës, gati për hapin e madh drejt Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ka vetëm 5 ndeshje me Kombëtaren, sulmuesit i vjen shansi i
Indrit Tuci

Indrit Tuci ka përfunduar në “radarët” e Panetolikos. Sulmuesi i Kombëtares, u rikthye te Sparta Prague në Çeki, pas përvojës në Turqi te Kayerispor ku qëndroi si i huazuar në sezonin 2025/26.

Me të ardhmen që mbetet ende nën shqyrtim, klubi grek që militon në elitën e futbollit grek ka bërë sondazhet e para për shqiptarit. Sipas gazetës greke, Panetolikos është duke u fokusuar në fuqizimin e repartit ofensiv dhe në listën e monitoruar nga drejtuesit bën pjesë edhe Tuci.

Shtatlarti i sulmit, vlerësohet nga kjo gazetë për shpejtësinë që posedon dhe faktin që garanton “metrat”, 1 e 91 i gjatë. 26-vjeç dhe që këmbë të tijën të preferuar nga të djathtën. Pozicionohet si qendërsulmues, por mund të shërbejë mjaft mirë edhe te krahët.

Tuci vijon të jetë nën kontratë me klubin e Sparta Prague-s, mirëpo, një ofertë tunduese dhe bindëse mund të bëjë që shqiptari të lë përfundimisht Çekinë për t'iu bashkuar Greqisë, aty ku luajnë dhe futbollistë të tjerë të Kombëtares si Stavro Pilo, Thomas Strakosha te AEK dhe Keidi Bare te Volos (i transferuar një ditë më parë). 

E BUJSHME/ Ka vetëm 5 ndeshje me Kombëtaren, sulmuesit i vjen shansi i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu