Anis Mehmeti do të qëndrojë te Ipswich Town. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka hedhur poshtë ofertat nga Championship, duke vendosur të luftojë për minuta tek skuadra e Premier League.
Ndërsa së fundmi, është vetë trajneri i Ipswich, Gary O’Neil, ai që ka folur për situatën e shqiptarit. Për 24-vjeçarin matjan, O’Neil thotë se është i mirëpritur të qëndrojë, duke theksuar se do të ketë hapësira edhe për të.
“Të gjithë lojtarët e klubit janë të mirëpritur që të qëndrojnë. Anisi është një djalë i mbarë. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe ka cilësi. Ndaj nuk ka asgjë nga ana ime ndaj Anisit apo kujtdo tjetër. Nëse ata qëndrojnë në klub, ne do t’i përdorim dhe do të nxjerrim më të mirën prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Anisin”, ka thënë tekniku.






