Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E “braktisi” Interi dhe zgjodhi Emiratet e Bashkuara, Kristjan Asllani po “rilind” para ndeshjeve me Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
E “braktisi” Interi dhe zgjodhi Emiratet e Bashkuara, Kristjan
Kristjan Asllani

Largimi nga Interi për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe te ekipi i Al Jaziras ka rezultuar “goditje” për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin.

Vetë paraqitjet e fundit, shto këtu dhe golin e shënuar që në ndeshjen e parë, janë tregues që elbasanasi po rifiton gradualisht veten në fushë. Çfarë do të thotë se pak ditë larg rikthimit me Kombëtaren, Asllani po jep sinjalet e duhura, pasi u “dogj” te zikaltërit në Serie A.

Edhe vlerësimet nga “Sofascore” e identifikojnë këtë përmirësim të mesfushorit, pasi në ndeshjen që sapo u mbyll përballë Gol Gohar, Asllani është vlerësuar me notën 7.2, edhe pse qëndroi vetëm 27 minuta në fushë. Vendimi sa i takon prezencës së tij të mundshme në listën e Shqipërisë për ndeshjet e Nations League i takon Rolando Maran, e premte ora 11:00.

E “braktisi” Interi dhe zgjodhi Emiratet e Bashkuara, Kristjan
 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu