Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Duheshin zëvendësuar Muçi dhe Asllani, jo Hoxha”! Legjenda shqiptare del kundër Maran: Për Dakun është fatkeqësi…

Shkruar nga NEWSPORT
“Duheshin zëvendësuar Muçi dhe Asllani, jo Hoxha”!
Hoxha, Asllani, Maran, Daku dhe Muçi

Legjenda e Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar, të viteve ’80-’90, Vasil Ruçi, ka dhënë opinionin e tij për vendimet e trajnerit të Kombëtares, Rolando Maran, në lidhje me ndeshjen Finlandë – Shqipëri (2 – 1), e vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Në momentin që ekipi ngelet me 10 lojtarë, nuk duhet të bënte një ndërrim, por dy ndërrime. Duhet të ndërronte të gjithë sistemin e lojës.

Logjika ime më thotë që në momentin që të dalë Hoxha nga fusha, për mua duhet të luante me 3 kontrollorë. Jo vetëm që ishim 1 me 0, por mbetëm me 10 lojtarë. Njeriu që mund të dilte kollaj në atë moment ishte Asllani.

Pastaj, a do të zgjidhte Hoxhën apo Muçin, kjo është në varësi të syrit apo taktikës që ka trajneri. Unë e mendoj kështu, do nxirrja Muçin. Do luaja me tre kontrollorë që të paktën me Hoxhën dhe Manajn në sulm, të arrija dhe të sulmoja.

Daku është fatkeqësi që është lënë kaq kohë përjashtë. Është lojtar i cili jo vetëm dyluftues i mirë, por edhe vertikalizues i mirë. Atë që nuk ka Manaj”, u shpreh Ruçi në emisionin “Mega Sport”, në A2CNN.

Lexo gjithashtu