Indrit Tuci
Para dy ditësh sulmuesi i Shqipërisë, Indrit Tuci gjeti golin e parë me ekipin e ri të NK Olimpija Ljubljana në Slloveni, fitorja 3 – 1 kundër FC Koper.
Sot, lojtari në fjalë feston ditëlindjen numër 26-të, ndërsa ka marrë urim edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Edhe 100 vite të lumtura Indrit Tuci”, postimi i FSHF-së në rrjetet sociale.
Mbetet e paqartë nëse “pyka” do të marrë festë nga trajneri i Kombëtares, Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Bjellorusisë (26 shtator) dhe San Marinos (29 shtator).
Përsa i takon fazës ofensive, sulmuesit e Shqipërisë janë në formë të mirë me “shumicë” si Manaj, Muçi, Asani, Seferi, Shpendi, Daku apo Uzuni.
Postimi i FSHF-së për Indrit Tucin
Poll






