Armando Broja
Armando Broja festoi sot ditëlindjen e tij, ndërsa urimet nuk munguan në adresë të sulmuesit, sidomos edhe nga Federata shqiptare e Futbollit.
Gjithashtu, për shkodranin ka reaguar edhe klubi i Burnley, ku bën pjesë pikërisht Broja. Edhe pse forma e tij është shoqëruar me oshilacione, anglezët kanë lënë mënjanë situatën e vështirë të lojtarit dhe kanë zgjedhur t’i dërgojnë mesazhe urimi.
Kujtojmë se Armando Broja po përjeton një sfidë personale sa i takon karrierës, më konkretisht në Champioship, liga e dytë për nga rëndësia në Angli. Për herë të fundit ai nuk u aktivizua në ndeshjen përballë Wrexham, 1-1, duke qëndruar përgjatë 90 minutave në stol.
View this post on Instagram
Poll






