Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Derbi” shqiptarësh në Turqi, ish-sulmuesi i Tiranës “përplaset” me Rey Manaj mes 32 mijë spektatorësh

Shkruar nga NEWSPORT
“Derbi” shqiptarësh në Turqi, ish-sulmuesi i Tiranës
Florent Hasani dhe Rey Manaj

Pas pak minutash, do të zbresin në fushë Kayserispor dhe Sivasspor, ndeshje e vlefshme për javën e 2-të në Ligën e Parë të Turqisë. Në kampin e Kayserispor, nga minuta e parë do të jetë ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani.

Te miqtë, Rey Manaj është zgjedhur në formacionin bazë. Edhe pse orët e fundit po përflitet gjerësisht për kalimin e lojtarit të Kombëtares te Bursaspor, e kuptueshme se trajneri Tasdemir beson ende te qëndrimi i lushnjarit në ekip.

Stadiumi pritës është “RHG Enerturk Enerji Stadyumu”, kapaciteti i të cilit shkon mbi 32.000 spektatorë.    

“Derbi” shqiptarësh në Turqi, ish-sulmuesi i Tiranës
formacionet zyrtare

 

Poll

Lexo gjithashtu