Armando Broja
Sot prej 17:00, do të zhvillohet ndeshja Burnley – West Ham, java e parë në Championship, liga e dytë për nga rëndësia në Angli.
Mediumi “Burnley Express”, ka hedhur më shumë “dritë” për formacionin e mundshëm nga ekipi i drejtuar prej Nicky Hayen, aty ku emri i sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja nuk gjendet asgjëkundi.
Janë 4 miqësore radhazi që shqiptari nuk është përfshirë as në stolin rezervë te ekipi i Burnley. Duket se “mallkimi” do të vijoi për Brojën te ky ekip, pavarësisht se kanë një trajner të ri.
Nuk dihet nëse 24-vjeçari do të qendrojë në Angli apo do të gjejë një “strehë” të re, teksa merkato është ende e hapur.
formacionet e mundshme
Poll






