Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Arrihet marrëveshja! Nedim Bajrami lë përfundimisht Skocinë, befason me kalimin e tij te...

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet marrëveshja! Nedim Bajrami lë përfundimisht Skocinë,
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është shumë pranë transferimit te Al Taawon në Ligën saudite. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga gazetari i njohur italian, Nicolo Schira që shkruan se mesfushori i Kombëtares është drejt largimit nga Rangers pas 2 vitesh.

27-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Minutat e pakëta në kampionatin skocez ishin mjaftueshëm pretekst që lojtari shqiptar të merrte këtë vendim, ndërsa ishte lënë praktikisht edhe jashtë planeve nga ana e trajnerit.  

Për Bajramin, u përfol gjithashtu për një rikthim të mundshëm drejt Sassuolos në Serie A, por këto mbetën thjesht në kuadrin e spekulimeve duke u hedhur poshtë si pistë.

Poll

Lexo gjithashtu