Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja “përplaset” SOT me Lorent Tolaj në kampionatin anglez, ndeshje që mund të ndryshojë fatet te Kombëtarja dhe jo vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja “përplaset” SOT me Lorent Tolaj në
Armando Broja dhe Lorent Tolaj

Prej orës 16:00, do të zhvillohet ndeshja Burnley – Bristol City, e vlefshme për javën e 5-të në Championship të Anglisë (liga e dytë për nga rëndësia, pas Premier League). Me shumë gjasa do të jetë edhe përballje mes Armando Brojës dhe Lorent Tolaj.

Pas largimit të Flemming nga Burnley, Broja ka më shumë hapësirë për të treguar veten, ndërsa Tolaj është përshtatur mjaft shpejt me Bristol, gol dhe asist në 2 sfidat e fundit.

Ky duel, mund të rezultojë përcaktuese për të dy lojtarët shqiptar. Nëse sulmuesi nga Malësia e Madhe gjen rrugën e rrjetës dhe nxjerr ekipin e tij nga kriza e rezultateve (2 humbje dhe 2 barazime në kampionat), atëherë do të fitoj besimin e trajnerit për vazhdimësinë, sikurse “sinjale” pozitive te Rolando Maran i Kombëtares (ndeshjet e Ligës së Kombeve në fund të shtatorit).

Nga krahu tjetër, nëse Tolaj vazhdon të bëjë diferencën, aq me shumë në duele të drejtpërdrejt me Brojën, mund të rezultoj “nxitje” më shumë për Federatën tonë që të marrë hapa konkrete në adresim të “pykës” së Bristol City. Lorent Tolaj është 24 vjeç dhe ka të drejtë të zgjedh mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.        

Poll

Lexo gjithashtu