Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Anis Mehmeti dhe Mario Mitaj kërkojnë shansin te ekipet, asgjë e sigurt për Armando Brojën e Ernest Muçin ditën e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Anis Mehmeti dhe Mario Mitaj kërkojnë shansin te ekipet, asgjë e
Armando Broja dhe Ernest Muçi

Një sërë lojtarësh të Kombëtares do të zbresin sot në fushë. Mario Mitaj do të kërkojë shansin te Genoa për të debutuar në Serie A përballë Fiorentinës, ashtu si Anis Mehmeti me Ipswich ndaj Fulhamit në Premier League.

Mbetet e paqartë nëse Ernest Muçi do të jetë fizikisht i gatshëm për të luajtur me Trabzonsporin kundër Samsunsporit. Një situatë e paqartë paraqitet edhe për Armando Brojën, pasi mbërritja e Vardy-t te Burnley nuk i jep garanci për të luajtur, qoftë edhe për pak minuta, sot ndaj Watfordit.

Pritet që Arbër Hoxha të marrë minuta te Dinamo Zagreb në duelin me Hajduk Splitin, ku aktivizohet edhe Adrijon Pajaziti. Cristian Shpendi me Cesenën e tij, nuk ka ndërmend të ulë ritmin as ndaj Beneventos në Serie B.

Spartak Moska luan në transfertë kundër Krylya Sovetov. AEK-u i Stavro Pilo luan në shtëpi përballë OFI Crete. Në fushë pritet të jetë edhe Taulant Seferi me Kayserisporin në Ligën e Parë të Turqisë.

Anis Mehmeti dhe Mario Mitaj kërkojnë shansin te ekipet, asgjë e
ndeshjet

 

Lexo gjithashtu