Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

3 gola për 30 minuta, Myrto Uzuni shkruan historinë me Austin, por ish-i i Partizanit i “eklipson” sulmuesit shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
3 gola për 30 minuta, Myrto Uzuni shkruan historinë me Austin, por
Myrto Uzuni dhe ekipi i Partizanit

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni zhvilloi ndeshjen më të mirë në karrierë, 3 gola për 30 minuta me Austin në Kupën e Ligës të Amerikës Veriore dhe Qendrore karshi Puebla.

Për beratasin, rezulton trigolëshi më i shpejtë në karrierë, ndërsa finalizimet ishin njëri më i bukur se tjetri. Por nëse i referohemi sulmuesëve shqiptarë që kanë shënuar më shpejtë trigolëshit, Uzuni mban vendin e 3-të. I pari dhe i pakapshmi deri në këtë pikë, rezulton ish-sulmuesi i Partizanit Eraldo Çinari.

Gjatë kohës kur 29-vjeçari shkodran luante me Noah në Armeni. Konkretisht në takimin Noah – Gandzasar, 7 – 0, Çinari e tundi 3 herë rrjetën mike brenda 23 minutash.

Më pas, Agim Murati, tripletë golash kundër Tiranës në derbi për 27 minuta, vitit 1980. Uzuni siç e thamë për 30 minuta, po aq sa edhe Mërgim Berisha kur luante te Augsburg ndaj Austria Lustenau.   

Poll

Lexo gjithashtu