Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

ZYRTARE/ Derbi i “zjarrtë” ballkanas, FSHF konfirmon dy miqësoret e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Derbi i “zjarrtë” ballkanas, FSHF konfirmon dy
FSHF

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-17, në kuadër të përgatitjeve dhe programit të aktivitetit të ekipeve kombëtare të moshave.

Sfida e parë do të luhet në transfertë, më 25 shtator, në orën 17:00, në Malin e Zi.

Tri ditë më vonë, më 28 shtator, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në shtëpi. Përballja Shqipëri U-17 – Mali i Zi U-17 do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 11:00.

Dy ndeshjet do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar grupin dhe për të vijuar punën me futbollistët e kësaj grupmoshe, në funksion të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu