Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Punimet në fazën finale, ja kur pritet të jetë gati stadiumi “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Punimet në fazën finale, ja kur pritet të jetë gati stadiumi
Air Albania

Procesi i përgatitjes së fushës së re të stadiumit “Air Albania” po vijon me ritme të mira, teksa impianti po i afrohet fazës finale të projektit.

Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po vijojnë punën e përditshme për zhvillimin dhe konsolidimin e sipërfaqes së lojës. Procesi përfshin kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të fushës, në mënyrë që ajo të arrijë parametrat optimalë.

Paralelisht, vijon edhe procesi i ndriçimit me llampa speciale për rritjen dhe zhvillimin e barit, një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve optimale të fushës.

Punimet dhe mirëmbajtja do të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa “Air Albania” synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.

Fusha e re është një tjetër investim i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në funksion të modernizimit të infrastrukturës dhe përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Poll

Lexo gjithashtu