Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ndarja nga jeta e Agim Bubeqit, FSHF mesazh ngushëllimi për humbjen e ish-futbollistit të Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Agim Bubeqit, FSHF mesazh ngushëllimi për humbjen e
Agim Bubeqi - FSHF

Agim Bubeqi u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare, ndërsa lajmi për vdekjen e tij u njoftua mbrëmjen vonë të së mërkurës. Ishin fqinjët që e kuptuan mungesën e tij dhe në momentin që kanë shkuar drejt apartamentit ku jetonte, gjetën trupin e pajetë të vlonjatit. 

Lidhur me këtë lajm të trishtë që ka prekur të gjithë komunitetin vlonjat, por jo vetëm, ka ardhur dhe një reagim mëngjesin e sotëm nga Federata Shqiptare e Futbollit që shpreh ngushëllimet e ndjera për humbjen e Bubeqit.

Në këtë mesazh, FSHF shprehet se ish legjendën e Flamurtarin do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në futboll. 

POSTIMI I FSHF: 

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta, në moshën 63-vjeçare, të ish-futbollistit të njohur të Flamurtarit të Vlorës, Agim Bubeqi.

Bubeqi ishte pjesë e brezit të artë të Flamurtarit gjatë viteve ‘80-‘90, një periudhë e rëndësishme dhe e paharruar në historinë e klubit vlonjat dhe të futbollit shqiptar. Me fanellën kuqezi të Flamurtarit, ai la gjurmën e tij dhe u bë pjesë e historisë së një prej skuadrave më të spikatura të asaj kohe.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, të afërmit, komunitetin sportiv dhe tifozët e Flamurtarit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në futboll.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bubeqi, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit vlonjat për këtë humbje të madhe.

U prehtë në paqe!

Poll

Lexo gjithashtu