Armand Duka
Ndërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Irlandë, e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kombeve, mes të pranishmëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së ka ndarë një status në rrjetet sociale, duke i uruar fat “Dardanëve”, ndërsa pozicionohet në tribunë mes kreut të FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës), Agim Ademi dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Sot në Prishtinë, për të ndjekur nga afër Kosovë – Irlandë, në ndeshjen e parë të UEFA Nations League. Suksese Dardanëve”, shkruan Armand Duka në postimin e tij.
View this post on Instagram






