Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi sot mbledhjen e radhës në Selanik të Greqisë, ku mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kompeticionet europiane të viteve të ardhshme.
Në fokus të mbledhjes ishte përcaktimi i stadiumeve që do të presin finalet e disa prej kompeticioneve kryesore të UEFA-s.
Sigurisht që i pranishëm ishte edhe zv.presidenti i UEFA-s dhe njëkohësisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Presidenti Duka ka reaguar në rrjetet sociale, mbi këtë mbledhje tepër të rëndësishme.
“Nga Selaniku, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e kompeticioneve europiane dhe u miratuan ndryshime në formatin e UEFA Nations League. Futbolli ecën gjithmonë përpara me ide të reja dhe standarde gjithnjë e më të larta”, shkruan Duka.






