Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

La Skocinë për “tokën e milionave”, reagon presidenti Duka për transferimin e Nedim Bajramit: Do vazhdojë t’i përfaqësojë me dinjitet ngjyrat kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
La Skocinë për “tokën e milionave”, reagon presidenti
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami nisi një kapitull të ri në karrierë, teksa u prezantua në mbrëmjen e së hënës te Al Taawoun, klub që militon në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje mes sauditëve dhe Rangers u bë e mundur në sajë të formulës së huazimit.

Lidhur me këtë hap të mesfushorit shqiptar, ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehet se në këtë sfidë të rea, ai do të ketë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e futbollit shqiptar.

Më tej, kreu i FSHF-së shton se Bajrami do vazhdojë të shkëlqejë dhe të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona kuqezi.

POSTIMI:

"Një sfidë e re, një tjetër mundësi për të treguar vlerat e futbollit shqiptar.

I uroj Nedim Bajramit shumë suksese me Al Taawoun dhe besoj se do të vazhdojë të shkëlqejë e të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona.”

Poll

Lexo gjithashtu