Partizani U-19 hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër të UEFA Youth Champions League (kompeticioni më i rëndësishëm evropian për të rinjtë), duke mposhtur 0-2 në transfertë ekipin e Valletta-s. Kujtojmë që golat për të kuqtë u shënuan nga Rrenga dhe Hyka, një avantazh i dyfishtë për skuadrën në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 14 tetor në Tiranë.
Lidhur me këtë arritje historike të Partizanit që shërben si motiv për të treguar të njëjtin karakter në fushë edhe në Shqipëri, ka patur edhe një reagim nga ana e kreut të Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në profilin e tij në Instagram. Presidenti Duka e vlerëson punën e bërë nga djemtë e rinj në fushën e lojës, duke i uruar dhe suksese në takimin e kthimit si dhe për rrugëtimin e tyre europian.
POSTIMI I PRESIDENTIT DUKA:
Urime djemve të Partizanit U-19 për triumfin 2-0 ndaj maltezëve të Valletta-s në UEFA Youth League.
Shumë suksese në ndeshjen e kthimit dhe në këtë rrugëtim europian
View this post on Instagram






