Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Bashkë për një futboll evropian më të fortë”, presidentët Duka dhe Ademi mbështesin Ceferin nga Berlini

Shkruar nga NEWSPORT
"Bashkë për një futboll evropian më të
Armand Duka dhe Agim Ademi

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar se ndodhet në Berlin, ku shfaqet përkrah presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Sebep” është bërë takimi i UEFA-s “Top Executive Programme” (TEP), me fokus të ardhmen e futbollit evropian, sikurse mbështetjen për një tjetër mandat të Alexander Ceferin në krye të UEFA-s.

“Në Berlin, në takimin e UEFA Top Executive Programme (TEP), ku në fokus ishte e ardhmja e futbollit evropian.

Një mesazh i fortë uniteti nga 55 federatat anëtare të UEFA-s, që mbështetën unanimisht Aleksander Ceferin për një mandat tjetër si President i UEFA-s. Bashkë për një futboll evropian më të fortë!”, shkruan presidenti Duka në postimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Lexo gjithashtu