Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Aksidenti TRAGJIK i pret jetën në mes 15-vjeçarit shqiptar në Itali, futbollisti u përplas nga një automjet teksa po kthehej në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidenti TRAGJIK i pret jetën në mes 15-vjeçarit shqiptar
Manuel Korreshi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Manuel Korreshi, i cili jetonte në Castegnero Nanto, në provincën e Vicencës.

Aksidenti ndodhi natën mes të shtunës dhe të dielës, përgjatë Riviera Berica, në provincën e Vicencës. Mësohet se i riu në momentin e aksidentit po kthehej në shtëpi, ku jetonte më të ëmën, pasi kishte vizituar të atin.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin San Bortolo në Vicenza, ku mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, ai ndërroi jetë pak para orës 20:00, në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik, si pasojë e plagëve të shumta të marra nga përplasja.

Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga klubi i futbollit AC Este 1920, ku 15-vjeçari shqiptar luante. “Fluturo lart, sulmues”, ishte mesazhi prekës i miqve të tij pas lajmit të rëndë.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u zbardhur. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

Lexo gjithashtu