Në bazë të raportimit që vjen nga gjiganti zviceran, “Blick”, bëhet e ditur se një delegacion nga Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë prezent në stadiumin “Letzigrund Stadion” për të ndjekur ndeshjen Grasshoppers – Vaduz (2 - 2), e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Zvicrës.
Në bazë të kësaj linje raportimi, fokusi i delegacionit shqiptar kishte të bënte me dy lojtarët që bëjnë pjesë te Zvicra U21, konkretisht Samuel Krasniqin dhe Lufti Dalipin.
Krasniqi është 21 vjeç dhe luan në pozitën e mesfushorit të majtë, aktualisht pjesë e Grasshoppers. Për sa i takon Lutfi Dalipit, nuk ka nevojë për shumë “reklamë”, teksa po përjeton sezon “ëndrrash”, 5 gola dhe 9 asiste në 12 ndeshje të kampionatit me Vaduz, statistika “anormale” për një mesfushor.
Nëse FSHF ia del të bindë dy talentet për të zgjedhur Kombëtaren e drejtuar nga Rolando Maran, do të ishte sukses i madh dhe shtim potenciali në fazën ofensive.






