Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kerjotën nuk e kam aktivizuar për shkak se...”, Rolando Maran për ndeshjen e së shtunës: Ja ku ndryshon Finlanda me dy ekipet e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
“Kerjotën nuk e kam aktivizuar për shkak se...”, Rolando
Rolando Maran

Nga stadiumi i Helsinkit, aty ku është mbajtur dhe konferenca për shtyp prag ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Finlandën, foli për mediat trajneri i Kombëtares, Rolando Maran. Dueli i vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, do të luhet nesër prej orës 20:45.

Ku ndryshojnë ekipet njëra nga tjetra?

Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, bën që të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit kundërshtar. 

Nëse Mitaj dhe Pilo luajnë nga minuta e parë, si do i inkuadroje?

Lojtarë duhe të vihen në shërbim të skuadrës me cilësitë e tyre, pres që lojtarët që hyjnë në fushë të vendosin cilësitë në shërbim të ekipit. Ne për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100 përqind. E pres këtë nga të gjithë, kam fatin që kam djem me këto karakteristika e me përkushtim. Janë lojtarë që mund të kenë role të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme. Nuk mund të potësojnë njëri-tjetrin duke luajtur bashkë. 

Sabah Kerjota, u ftua por nuk ka qenë i gatshëm? Cila është arsyeja?

Praktikisht kam grumbulluar disa lojtar më shumë për të kompletuar grupin pasi ishin shumë ndeshje. Nuk ka qenë momenti i duhur, por do të vijë në të ardhmen. Të shohim nëse krijohert mundësia, por ishte e parashikuar. 

 

Poll

Lexo gjithashtu