Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Falëminderit fatit për penalltinë”, Elseid Hysaj HABIT me deklaratën për San Marinon: Nuk janë të dobët

Shkruar nga NEWSPORT
“Falëminderit fatit për penalltinë”, Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka folur para mediave Elseid Hysaj.

“Vuan Shqipëria se nuk shënon mundësitë e golave që ka. Po shënove ato raste, ndeshjen e mbyll në pjesën e parë 3 me 0. Kjo është me këto skuadra. Po e le 1 me 0, mund të dalë 1 top, të kenë një rast. Normal që edhe ato luajnë futboll. Duhet ta mendojmë mirë që, kur jemi para, të shënojmë gola.

Disa lojtarë mund të kenë ndjerë lodhjen, sepse kanë bërë katër ndeshje. San Marino ishte shumë poshtë dhe nuk po lejonte hapësira për të sulmuar me shpejtësi. Besoj se disa lojtarë i kam parë dhe unë të lodhur. Kjo është e vërteta.

Nuk mund ta quaj të dobët. Ne kishim raste. E ndjeja të sigurt që do fitonim 2 apo 3 me 0. Në fillim e nisëm mirë, patëm raste për gola. Në pjesën e dytë ishte problem kur e shikoje 1 me 0. Një rast ose diçka mund ta krijojnë ata.

Dhe nëse penalizohesh, nuk mund ta rikuperosh. Faleminderit për fatin që patëm, që na dha penalltinë dhe morëm 3 pikët. Kjo është më e rëndësishmja.

Tifozeria, nëse të jep një dorë, është gjëja më e bukur në botë. Mund të japin shtytjen që patëm te penalltia dhe morëm fitoren. Por një gjë që e kam problem: unë kam problem dhe u kam thënë çunave që këtë duhet ta marrim mësim të gjithë.

Nuk mund të gabosh në këto ndeshje, sepse penalizojnë gjithë grupin. Duhet ta kemi mësim në nëntor, që të jemi gati për ndeshjet e radhës. Po nuk jemi të përqendruar 100%, nuk mund të bëjmë asgjë.

Goli i San Marinos? Nuk e kam parë akoma tamam, por me sa mbaj mend unë, më shumë neglizhimi. Menduam ndoshta që nuk do të bëjnë asgjë. Ai që dha topin dhe ai që shënoi u çuditën. Ishte ndjesi e çuditshme edhe për mua, të them të drejtën. Numri 8 i tha: 'Nuk e di si ta dhashë topin. Dhe unë i thashë: 'Nuk e di si e dhe'.

Ishte çudi për të gjithë. Po prisnim të vendoseshim dhe na mori kohë. Kjo gjë na mori kohën dhe i la që të luanin të qetë”, u shpreh Hysaj.

Lexo gjithashtu