Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E PAPRITUR/ "Projektohet" lista e Kombëtares me 50 lojtarë, Rolando Maran fton edhe 3 yjet e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ "Projektohet" lista e Kombëtares me 50 lojtarë,
Rolando Maran - Dinamo City

Kombëtarja shqiptare do të luajë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, 4 ndeshje të vlefshme për Nations League. Ndërsa së fundmi, mësohet se trajneri Rolando Maran ka shpërndarë 50 ftesa.

Sigurisht që në Kombëtare nuk do të qëndrojnë të gjithë këta lojtarë, por duke qenë se është i “ri” tek kuqezinjtë, tekniku kërkon të krijojë një panoramë të qartë të lojtarëve.

Sipas “Top Channel”, Maran ka ftuar edhe 3 lojtarë të Dinamos. Bëhet fjalë për Naser Alijin, që është prej vitesh pjesë e Kombëtares, ndërsa risitë pritet të jenë Ysni Ismaili dhe Klevi Qefalija.

Si mbrojtësi i krahut të djathtë dhe mesfushori kanë bërë mjaft mirë me fanellën dinamovite dhe janë titullarë absolutë të Ilir Dajës. Një tjetër risi që dihet prej kohësh, është edhe ajo e sulmuesit të Hearts, Sabah Kerjota.

26 shtator, ora 20:45 – Shqipëri-Bjellorusi
29 shtator, ora 20:45 – San Marino-Shqipëri
3 tetor, ora 15:00 – Finlandë-Shqipëri
6 tetor, ora 20:45 – Shqipëri-San Marino

Poll

Lexo gjithashtu